Princi Harry ka folur për herë të parë publikisht që pasi i ati i tij, mbreti Charles u diagnostikua me kancer. Në një intervistë në Good Morning America të ABC ai tha se u nis urgjent që të takonte sa më shpejt të ishte e mundur mbretin. Harry u ndal edhe për përçarjen në familjen e tij, duke thënë se shpreson që diagnoza e babait të tij mund të zvogëlojë hendekun që është krijuar ndër vite. “Unë e dua familjen time”,-e përmbylli princi fjalën e tij.
Ndërkaq, Meghan Markle ka një shans për t’u kthyer në familjen e madhe mbretërore por vetëm nëse plotëson një kusht të caktuar, sipas autorit mbretëror Tom Quinn. Çfarë duhet të bëjë Meghan Markle nëse dëshiron të kthehet në pallat? “Unë mendoj se është e mundur që Meghan të kthehet.
Ajo sigurisht që duhet të jetojë në Angli dhe në mënyrë shumë të matur, të fillojë të bëjë atë që bën familja mbretërore. Përkundrazi, nuk mendoj se ajo mund të kthehet nëse dëshiron që Royals të kërkojë falje. As nëse pret që familja mbretërore të ndryshojë plotësisht. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë këtë”,-ka thënë autori sipas Express.