Celebrities Showbiz

Princ Harry shpallet mashkulli më seksi mbretëror

Duka i Sussexit, është shpallur “Mashkulli më seksi mbretëror”. Ky ka qenë rezultati i sondazhit së Revistës “People”. Princ Harry duket se ka lënë mbrapa Princin William dhe Princin Carl Phillip të Suedisë. Me flokët e tij të kuqe dhe buzëqeshjen e lehtë, ai ka të gjitha arsyet për të festuar.

36-vjeçari, mundi edhe mbretër të tjerë nga e gjithë bota. Në mesin e garuesve përfshihen: Princi Carl Phillip i Suedisë, Princi Felix i Luksemburgut, dhe Princi Mateen i Bruneit. Titulli vjen një vit pasi Princi Harry u shpall fitues i titullit “Babai më seksi”, duke mposhtur një mori personazhesh të famshëm si Ryan Lochte, Steven Yeun dhe Ryan Reynolds.

Ndërkohë, Michael B. Jordan ka marrë titullin “Mashkulli më seksi”. Michael është i njohur më së shumti për shfaqjet e tij të vlerësuara nga kritikët në Fruitvale Station, Creed dhe Black Panther. Fitues të tjerë të kohëve të fundit përfshijnë: Dwayne Johnson, Chris Hemsworth, Idris Elba, Adam Levine, Ryan Reynolds dhe David Beckham.

Rikujtojmë, se Princ Harry lidhi kurorë me dukeshën e Sussexit, Meghan Markle para dy vitesh në një ceremoni e cila u ndoq live në të gjithë botën. Nga martesa e tyre ata kanë një djalë, princi i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor, dhe i shtati në vijën e trashëgimisë për fronin britanik të Elizabetës II.