Celebrities Gossip

Princ Harry mund të shënjestrojë Camilla në librin e tij pasi ajo mori vendin e Princeshës Diana!

Princ Harry ka shokuar familjen mbretërore pasi zbuloi se po planifikon të publikojë një libër. Pjesëtarët e familjes së tij duke se janë të tensionuar, teksa janë në pritje të detajeve që do të zbulojë Princi nga marrëdhënia mes dy Dukeshave të Sussex-it Meghan dhe Kate e deri te vendimi i tij dhe Meghan Markle për  t’u çliruar nga detyrimet mbretërore.

Princi Harry mund të shënjestrojë Camilla Parker Bowles, siç ka pohuar ish-shërbëtori i Princeshës Diana. Paul Burrell tha se Duka i Sussex-it padyshim do të trajtojë ndjenjat e tij pas vdekjes së nënës së tij dhe ngjarjeve të mëvonshme, si dhe do të shprehet për marrëdhënien që ka patur me Camilla.

Në librin, që do të botohet në fund të vitit 2022, Harry do të ndajë aventurat, humbjet dhe mësimet e tij të jetës. Djali i vogël i Dianës mund të zbulojë çdo sekret të Camilla ndërsa ajo u përfshi në jetët e familjes. Nëse kjo ndodh, babai i Harry, Princi Charles, do të tërbohet. Pas raportimeve që ajo ishte e përfshirë në martesën e prindërve të tij dhe më pas u fut në këpucët e Dianës si gruaja e Charles, unë dyshoj se Camilla do të jetë në disa nga faqet e librit, kështu që unë do të thoja që Harry do të zbulojë ndonjë sekret të Camilla.

Ish shërbëtori vazhdoi duke pretenduar se Duka i Sussex mund të emërojë fare mirë anëtarin e Familjes Mbretërore që dyshohet se bëri komente raciste kur Meghan Markle ishte shtatzënë me djalin e tyre Archie. Kujtojmë se këtë detaj e ka zbuluar Meghan në intervistën “bombë” me Oprah.