Showbiz

Princ Harry injoron në publik Meghan Markle

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë tërhequr vëmendjen teksa janë parë në një ndeshje bejsbolli të cilën ky i fundit se e ka shijuar shumë.

Dyshja janë fotografuar nga fansat e pranishëm të cilët vunë re se gjatë ndeshjes, Princi sillej shumë ftohtë me bashkëshorten e tij.

Ata kanë xhiruar një moment ku Meghan përpiqet t’i flasë por Harry e injoron krejtësisht dhe vazhdon të flasë me miqtë e tij.

Edhe pse ai mund të mos e ketë dëgjuar Dukeshën të fliste për shkak të zhurmës së madhe, kjo video, si shumë të tjera të tyre u bë menjëherë virale.