Celebrities

Princ Harry duhet të tregojë kujdes të veçantë edhe në ditën e ditëlindjes së tij!

Princi Harry është nxitur të sillet me kujdes nëse vendos të lëshojë një njoftim surprizë për ditëlindjen javën e ardhshme. Duka i Sussex-it mbush 37 vjeç më 15 shtator dhe spekulimet po rriten se ai do ta shënojë ditën me një mesazh.

Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams dyshon se Harry mund të planifikonte një nismë ditëlindjeje të lidhur me Afganistanin dhe krizën e refugjatëve. Por ai paralajmëroi Princin se do të duhet të jetë i kujdesshëm lidhur me atë që thotë me tensionet politike që rriten pas kthimit të talebanëve në pushtet.

Komentuesi mbretëror mendon se ai do të ndjekë shembullin e gruas së tij dhe do të bëjë një njoftim në lidhje me bamirësitë që ai mbështet. Meghan Markle bëri bujë kur përdori ditëlindjen e saj të dyzetë për një nismë për të ndihmuar gratë të ktheheshin në vendin e punës. Duke folur për mediat e huaja, ai i tha Harry-t të ishte i kujdesshëm nëse do t’a prekte temën të mërkurën.

Pjesëtarëve të Sussex-it u pëlqen të njoftojnë nisma bamirësie në ditëlindjet e tyre. Ne e pamë atë vitin e kaluar kur Harry njoftoi financimin për “CAMFED”, një bamirësi që ndihmon në mbështetjen e vajzave afrikane në arsim, kështu që, është e mundur që ai të bëjë diçka të ngjashme këtë vit. Sigurisht, ju kurrë nuk mund të parashikoni se çfarë do të thotë dhe do të bëjë Harry, por ai tashmë ka dhënë një deklaratë që mbështet veteranët ushtarakë pas tërheqjes nga Afganistani. Është një krizë e madhe dhe do të ishte një supozim i arsyeshëm se çdo iniciativë për ditëlindje mund të lidhet me Afganistanin dhe krizën e refugjatëve. Por ai do të duhet të jetë i kujdesshëm për të mos thënë asgjë kritike ndaj presidentit Biden.