Showbiz

Princ Harry dhe Meghan Markle së shpejti prindër për herë të parë

Që pas dasmës së shumëpërfolur mbretërore dhe marrjes së detyrave të reja në oborr, të gjithë ishin në pritje të lajmit se kur Dukesha e Sussex-it do të ishte në pritje të ëmbël.

Tashmë që çifti i famshëm janë në një turne në vende të ndryshme të botës, momentalisht në Australi, pallati mbretëror Kensington ka dhënë lajmin zyrtar.

Meghan Markle është shtatzënë dhe ata do të mbëhen prindër për herë të parë. “Madhëria e tyre janë shumë të lumtur të njoftojnë se Dukesha e Sussex-it do të presë fëmijën e saj të parë në pranverën e vitit 2019” ,-shkruhej në lajmërimin e tyre në Twitter.

Ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës por të gjithë janë shumë të lumtur për Princ Harry dhe Maghan Markle.