Duket se Duka dhe Dukesha e Sussex janë më aktivë jashtë mbretërisë sesa si pjesë e saj.
Të mërkurën u konfirmua kontrata miliona dollarëshe që dyshja kanë nënshkruar me “Netflix” që ka 196 milionë shikues në të gjithë botën.
Harry dhe Meghan të cilët kanë themeluar një kompani prodhimi do të bashkëpunojnë me Netflix për projekte që kanë si qëllim, informimin dhe sensibilizimin e publikut.
Ata janë në bisedime për të prodhuar, filma, dokumentarë, seriale në formë dokumentarësh, spektakle me fjalime dhe programe për fëmijë. Prodhimet e tyre ende nuk kanë një emër por ajo çfarë po krijojnë duket mjaft premtuese.
“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon, por gjithashtu jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare” -tha Harry në një deklaratë për median.