Princ Harry dhe Meghan Markle nuk mund të mbledhin më fonde me Archewell sepse ajo konsiderohet e paligjshme nga Departamenti i Drejtësisë së Kalifornisë. Lajmin e raportoi revista “PageSix” e New York-ut, e cila mori në dorë letrën me të cilën prokurori urdhëroi pezullimin e të gjitha mbledhjeve të parave. Letra pretendon se Archewell nuk është në gjendje të paraqesë raportin e kërkuar vjetor për bamirësi dhe nuk ka paguar tarifën e regjistrimit brenda afateve të përcaktuara.
“Një organizatë e listuar si jo në përputhje nuk është në gjendje të mirë dhe nuk mund të përfshihet në sjellje për të cilat kërkohet regjistrimi, duke përfshirë kërkesën ose disbursimin e fondeve bamirëse”-thuhet në letër. Sipas informacionit të mbledhur nga PageSix, fondacioni i Harry dhe Meghan paraqiti një aplikim për një zgjatje të hënën e kaluar. Një situatë e cila, nëse nuk zgjidhet në një afat të shkurtër, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në ekonominë e Princit Harry dhe Meghan Markle.
Grupi që përfshin fondacionin, në fakt, është i njëjti në të cilin ndodhen divizionet Archewell Audio dhe Archwell Production, pra kompanitë fitimprurëse me të cilat Dukat e Sussex financojnë prodhimet e tyre podcast dhe televizive. Çifti e hapën kompaninë, përfshirë edhe fondacionin, pasi u transferuan në Shtetet e Bashkuara në mars 2020.
Rikujtojmë, se Princi Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Harry zgjodhi ditën kur ai dhe Meghan u larguan nga Frogmore Mansion si ditën kur ata filluan zyrtarisht qëndrimin e tyre në SHBA. Çifti mori sendet e tyre të fundit nga shtëpia Windsor, e cila kishte qenë ‘baza’ e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që kur u transferuan në Kaliforni në vitin 2020, më 29 qershor të vitit të kaluar. Kjo është edhe data kur Duka i Sussex tha se filloi të jetonte në Amerikë.