Duka e Dukesha e Sussex do të heqin dorë nga titulli i tyre e pavarësisht aludimeve javët e fundit, këtë herë gjithçka është konfirmuar.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari britanik Piers Morgan i cili ka publikuar në rrjetin social Twitter një letër të Harry dhe Meghan ku sqarojnë arsyet e largimit.
Këtë deklaratë ata më pas e kanë postuar në rrjetet sociale për të informuar të gjithë ndjekësit e tyre.
“Ne do të bëjmë një hap pas duke hequr dorë nga titulli si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për tu varur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën” -theksuan ata.
Më tej ata shtuan se do të mundohen të ekuilibrojnë kohën midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut por duke respektuar detyrat e tyre të vendosura nga Oborri Mbretëror.