Showbiz

Princ Harry dhe Meghan Markle kthejnë mbrapsht dhuratat e dasmës prej 9 milion dollarësh

Ndryshe nga pjesa tjetër e çifteve që mezi presin të grumbullojnë dhurata, princ Harry dhe Meghan Markle po kthejnë mbrapsht të gjitha dhuratat që u janë dhënë për dasmën e tyre dhe shuma e tyre shkon 9 milion dollarë!

Duka dhe dukesha e Sussex thuhet se morën me miliona dhurata me vlera marramendëse , por të padëshiruara, nga biznese të rastësishme të cilat mesa duket po shpresonin për publicitet nga çifti i famshëm.

Dhuratat nuk mbarojnë së arrituri në Pallatin Kensington Palace, por ata po i kthejnë të gjitha gjërat mbrapsht. Me siguri të gjithë po pyesni, pse? Shumë e thjeshtë, protokoll mbretëror.

Me sa duket, anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet të pranojnë dhurata nga njerëz ose biznese që nuk i njohin (Mbretëresha në veçanti nuk mund të pranojë dhurata për arsye sigurie). Sipas udhëzimeve zyrtare, “Dhuratat e ofruara nga individë privatë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i njihen personalisht nga Anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të refuzohen kur ka shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë ose motivet e dhuruesit ose vetë dhuratës”.