Këngëtari i njohur Shawn Mendes njoftoi së fundmi se po anulon pjesën tjetër të turneut të tij për të vazhduar pushimin që mori për t’u kujdesur për shëndetin mendor. Artisti e nisi deklaratën në rrjetet sociale duke shkruar:
Siç e dini njerëz, më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur për atë që më priste. E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund do të kthehesha në shfaqje live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg.
23 vjeçari tha se pasi foli me ekipin e tij dhe një me grup profesionistësh të shëndetësisë, ata arritën në përfundimin se është e qartë se ai duhet të marrë kohën që i duhet për t’u kthyer më i fortë. Këngëtari pranoi se i është thyer zemra nga vendimi, por tha se shpreson të rifillojë datat e turneut të tij pas pushimit dhe ndërkohë do të vazhdojë të regjistrojë muzikë të re për fansat e tij.
Ky lajm vjen vetëm disa javë pasi Mendes fillimisht njoftoi se po shtynte turneun. Turneu i tij filloi në Portland në qershor dhe ishte planifikuar të vazhdonte deri në gusht 2023. Rikujtojmë se Shawn dhe Camila Cabello ishin padyshim dyshja më e lezetshme dhe më e komentuar e showbiz-it. Ish-çifti i njohur i dhanë fund lidhjes së tyre para disa kohëve.
Me këtë vendim të përbashkët ata mërzitën të gjithë fansat dhe prej kohësh mediat flisnin vetëm për ndarjen e tyre. Por mesa duket ndarja për këngëtarin Mendes nga ish-i i tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetin e tij social Instagram, i ulur pranë një pianoje artisti tregoi gjithçka rreth ndjesive të tij.