Së fundmi John Oliver, prezantues i emisionit britanik, ka bërë disa komente spekuluese për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, duke thënë me shaka se ka mundësi të ketë vdekur 18 muaj më parë. Këto komente ai i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin “Watch What Happens Live” mes raportimeve të vazhdueshme në media për mungesën e dukeshës në publik.
Princesha thuhet se u shfaq së fundmi në krah të Princit William. Kate nuk pritej të shfaqej në publik deri pas Pashkëve, pasi kishte bërë një operacion abdominal dhe qëndroi dy javë në një spital privat në Londër. Por ajo u fotografua duke dalë nga Kështjella e Windsorit së bashku me Princin William. Kate u pa gjithashtu në sediljen e pasagjerit të një makine të tipit ‘Audi 4×4’, të cilën po e drejtonte nëna e saj, Carole Middleton, afër Kështjellës së Windsorit.
Rikujtojmë, se Princi William për herë të parë ka folur për gruan e tij Kate Middleton. Në paraqitjen e tij po ashtu të parë publike, trashëgimtari i fronit tha se ai dhe Kate janë jashtëzakonisht të shqetësuar për rritjen e antisemitizmit. Siç raportohet, Princi William u takua me disa të rinj në Sinagogën Western Marble Arch në Londër dhe në fillim të këtij muaji lëshoi një deklaratë të fuqishme duke bërë thirrje për t’u dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme. Por, gjatë kësaj paraqitjeje ai reagoi edhe për gjendjen e gruas së tij, për të cilën në rrjete sociale u spekulua shumë për vendndodhjen e saj.
Ndërkaq, së fundmi xhaxhai i Kate Middleton Gary Goldsmith ka filluar të flasë për familjen mbretërore. Ai është shumë i kujdesshëm për atë që ka të bëjë me Kate duke theksuar se duhet ta lënë të qetë për momentin, sepse ka arsye që ata nuk flasin për këtë. Kate iu nënshtrua një operacioni abdominal më 17 janar. Kjo është gjithçka që bota di vërtet. Por njerëzit janë shumë kuriozë dhe duan të dinë më shumë se çfarë i ka ndodhur Princeshës së Uellsit dhe se si është gjendja e saj tani prandaj edhe i kanë kërkuar asaj që të tregojë se si është situata