Prezantuesi i “Late Late Show” James Corden ka nxjerrë së fundmi në shitje shtëpinë e tij në Los Anxhelos, që besohet të ketë një vlerë prej afro 10 milionë dollarësh. 44-vjeçari ka në plan të lërë SHBA për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike kjo ishte dhe një ndër asryet pse ai vendosi t’i jepte fund moderimit të shfaqjes së suksesshme “The Late, Late Show”, e cila do të zgjasë deri në pranverë, megjithëse nuk është caktuar një datë fikse.
Corden bleu shtëpinë për 9.7 milionë dollarë në dhjetor 2017, pasi kishte jetuar më parë në një shtëpi të marrë me qira së bashku me bashkëshorten e tij Julia dhe tre fëmijët e tyre, Carey, Charlotte dhe Max. Lajmi për shitjen e shtëpisë vjen pasi James u kritikua pas sjelljes jo të hijshme që pati këtë javë ndaj stafit të një restoranti në New York duke bërë që ai të detyrohej të kërkonte falje.
Në qershor, pronari pretendoi se James u zemërua pasi gjeti një qime në ushqimin e tij, duke kërkuar pije falas dhe duke kërcënuar se do të bëjë komente negative për restorantin. Në një tjetër incident që dyshohet se ka ndodhur në fillim të këtij muaji, McNally akuzoi Corden se ishte ankuar për ushqimin e gruas së tij.
Sjellim në vëmendje se së fundmi Corden ka zbuluar së fundmi në emisionin “The Late Late Show” se i lan flokët vetëm një herë në dy muaj. Lajmin ai e dha pasi banorëve të Los Anxhelosit iu kërkua të shkurtonin sasinë e kohës që kalonin në dush për shkak të mungesës së ujit.