Një risi teknologjike është zbuluar nga shkencëtarët e Pentagonit, e sipas tyre, në jo më pak se 5 minuta, mund të marrim çdo informacion në lidhje me simptomat e COVID-19 në trupin tonë!
Me anë të një mikroçipi që mund të “instalohet” në trupin tonë ne mund të marrim informacione nëse jemi apo jo të infektuar me koronavirus, si dhe ecurinë e sëmundjes në organizëm. Është si një sensor, që vendoset poshtë lëkurës sonë dhe na tregon se si këto infeksione depërtojnë në trup.
“Duke qenë se sot ne ata na detyrojnë të vaksinohemi e të marrim të ashtuquajturën pasaportën e gjelbër të vaksinimit, me të njëjtën parim, mund të na imponojnë që të vendosim një mikroçip në lëkurë”, është shprehur mjeku infeksionist Matt Hepburn.
Shumë vende, ndonëse nuk e kanë vendosur si kusht injektimin e detyrueshëm të vaksinave, kanë vendosur sanksione për ata që refuzojnë, duke i detyruar në një farë mënyrë që të marrin dozat mbrojtëse.
Mjaft blogje botërore në internet shkruajnë se duke ecur me këto ritme, nuk do të jetë e largët dita, kur nën lëkurën tonë të na vendosen mikroçipë, të cilat do të shërbejnë për të kontrolluar gjendjen tonë shëndetësore dhe problemet e tjera.
Ky hap sipas sipas tyre mund të bëhet realitet më herët nga se ishte parashikuar.