Celebrities Gossip Showbiz

Pretendohet se aktori ka pasur marrëdhënie me një mashkull, reagon Cardi B: “Ajo që njerëzit po i bëjnë Will Smith…”

Së fundmi në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa lajme dhe akuza në lidhje me aktorin e njohur Will Smith, ku bëhet e ditur se ka pasur marrëdhënie seksuale me aktorin dhe mikun e tij Duane Martin. Rreth këtyre akuzave të shumta kanë qenë reagimet, sidomos ai i Jada Pinkett Smith që tha se zgjidhja e vetme për këtë ishte rruga ligjore pasi janë sajesa.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe këngëtarja e njohur në mbarë botën Cardi B, e cila ka mbështetur së fundmi Will Smith. Teksa analizoi situatën e Smith, ajo e lidhi atë me betejën e saj ligjore në vazhdim me blogeren Tasha K. Gjatë një video Live në Instagram-in e saj ajo u shpreh:

Nuk më pëlqen mënyra se si u mashtrova disa javë më parë.. disa njerëz thjesht nuk ndryshojnë kurrë!

Në tetor, Cardi thuhet se debatoi në mediat sociale për vendimin e Tasha K, e cila ende i detyrohet reperes më shumë se 3 milionë dollarë dëmshpërblim, sipas TMZ.

Nuk më pëlqen ajo që njerëzit po i bëjnë Will Smith. Ndjehem sikur Will Smith është shumë njeri i mirë. Kam zbuluar se Will Smith është një Peshore… Si të tillë, ne sprovohemi, provokohemi dhe më pas kur agravojnë situatat, shpërthejmë aq shumë, saqë bëjmë gabime. Jemi kaq të çmendur, sa njerëzit thonë: “O Zot!”

Sa i përket Tasha K, Cardi ngriti një padi për shpifje kundër saj në vitin 2019 pasi blogerja bëri një sërë pretendimesh negative për të. Në fund, gjykata mbajti anën e Cardi.