Sport

Pretendentët përballen në Dyseldorf, njihuni me formacionet zyrtare të Francë-Belgjikë!

Franca dhe Belgjika masin forcat në Dyseldorf, me të dyja skuadrat që duan kualifikimin për në çerekfinalet e Europianit.

“Gjelat” e Deschamps duan të bindin në këtë takim, në mënyrë që të tregojnë se janë ata kundërshtari që duhet mundur në këtë Europian, edhe pse dolën të dytët pas Austrisë në Grupin D.

Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” të Europës nuk kanë bindur deri më tani, teksa do t’i duhet që të lënë pas formën e dobët dhe të konfirmojnë veten si pretendent duke eliminuar nënkampionët e Botës.

FORMACIONET ZYRTARE: