Një nga eventet më spektakolarë të modës ka lënë gjurmë me koleksionet Pranverë/Verë 2025. Po flasim për Javën e Modës në New York me mbi 300 stilistë nga 50 vende, që solli një shumëllojshmëri pamjesh, duke përfshirë stile nga më të çuditshmet që kemi parë deri më sot.
Në qendër të vëmendjes është dhe Elton Ilirjani, i cilësuar nga Forbes dhe TMZ si një supermodel për debutimin e tij të fundit në “New York Fashion Week”, i cili dha një sërë pamjesh me sfilatat e tij. Stilisti Malan Breton promovoi koleksionin e frymëzuar nga tradhtia dhe shpresa. Me linja dramatike dhe forma të çuditshme, Elton Ilirjani u shfaq me një nga veshjet e tij, të cilat u cilësuan si një koleksion nga e ardhmja.
Stilisti Malan Breton, i lindur në Taivan, kishte zgjedhur tematikat e tradhëtisë dhe shpresës për koleksionin e tij, frymëzuar nga përraklat e shekujve 19-të dhe 20-të. Breton ka veshur njerëz të famshëm si Priyanka Chopra, Janelle Monae, Vivica A Fox dhe shumë të tjerë. Elton Ilirjani mbylli show-n me një veshje të verdhë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kuruar me shumë stil në make up dhe flokë dhe më çizme të gjata gri metalike.
TMZ e cilësoi si modelin që bënte diferencën. Ndryshe nga të tjerët atij i ishte përshtatur në trup dhe imazh një kimono dhe këpucë stileto sexy. Por i gjithë arti në veshjen e tij mori më shumë kuptim pasi pozoi për Naoko Tosa, artistja japoneze e njohur për fotografimin e natyrshëm pa ndërhyrjen dixhitale.