“John Wick: Chapter 4” do të jetë një film shumë emocionues për fansat e sagës. Kështu të paktën ka shprehur aktori Keanu Reeves, protagonisti kryesor, i cili premton se filmi i radhës do të ketë më shumë aksion se çdo film i mëparshëm i sagës.
Por, jo vetëm armë zjarri. Reeves ka zbuluar se edhe niveli i arteve marciale do të jetë një shkallë më lart. Reeves i cili interpreton një vrasës ka shprehur ndër të tjera se:
“John Wick Chapter 4” ka qenë roli më i vështirë që kam pasur në planin fizik. Jam stërvitur për të qenë i kompletuar në të gjitha aspektet, arte marciale, pilotim makine, përdorim armësh. Ka qenë një eksperiencë shumë argëtuese.
Keanu Reeves ka qenë prej kohësh mes aktorëve më të dashur nga publiku, falë roleve nëpër filmave, por edhe falë personalitetit të tij bujar. Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999.
Media prestigjioze bëri të ditur se Keanu ka fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leuçemisë. Frymëzimi thuhet të ketë ardhur nga vetë jeta personale e aktorit, pasi motra më e vogël e tij ka luftuar me sëmundjen. Megjithatë, edhe pas shërimit të saj, Reeves vazhdoi punën e tij në këtë fushë, duke krijuar një fond privat në fillim të viteve 2000 për kërkimet për kancerin.