Gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë, Eva Longoria tërhoqi vëmendjen e mediave me fotot e ndryshme që postoi. Njëra prej tyre, në të cilën ndodhet në krahët e presidentit Joe Biden, tërhoqi veçanërisht vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi presidenti amerikan duket shumë i afërt me aktoren.
Përgatitja për një takim me njeriun më të fuqishëm në botë nuk është e lehtë. Longoria kishte zgjedhur një fustan mbresëlënës portokalli. Kaq mjaftoi që Joe Biden të magjepsej prej saj. Presidenti i Shteteve të Bashkuara vendosi të tregojë publikisht dashurinë e tij dhe shpërfilli protokollin e zbatuar gjatë takimeve të tilla. Në vend të një shtrëngimi duarsh miqësore, ai nuk mundi të rezistonte duke i dhënë një përqafim aktores. Pas takimit, Longoria përmendi se ajo ishte takuar me Biden kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai ishte 40.
Joe Biden gets weird with Eva Longoria ? “She was 17, I was 40” pic.twitter.com/4inQ7e0KwP
— Jimmy Simmons (@ArticulateTHGHT) June 16, 2023
Presidenti Joe Biden dhe regjisorja Eva Longoria mirëpritën qindra njerëz në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë për shfaqjen e filmit të ri, “Flamin’ Hot”, një histori emocionuese. Ata e prezantuan historinë e ish portierit Richard Montañez, bazuar në kujtimet e tij, si një përrallë frymëzuese se si një njeri e arriti ëndrrën e tij dhe e kapërceu fatkeqësinë, duke mos marrë parasysh indikacionet se rrëfimi i Montañez është i dyshimtë. Biden i tha turmës:
Kur mendoj për filmin e sotëm, mendoj për guximin. Shumë prej jush, paraardhësit tuaj, lanë pas gjithçka që dinin për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.
Nuk është hera e parë që Joe Biden përballet me të tilla situata të sikltshme, ai para pak ditësh po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”.