Bota

Presidenti indonezian viziton homologun të Papua New Guinea, pas debatit kufitar!

Presidenti i zgjedhur i Indonezisë, Prabowo Subianto premtonte sot “kompromis e bashkëpunim” gjatë vizitës së tij në Papua Guinea e Re, në një sinjal ngrohjeje të lidhjeve mes fqinjëve shpeshherë polemizues. Indonezia e Papua New Guinea (Papua Guinea e Re) ndajnë një kufi tokësor prej 800-kilometrash që ka qenë objekt i shumë debateve gjatë viteve.

Por muajt e fundit vendet janë zotuar të zbatojnë një marrëveshje sigurie që më parë konsiderohej e pamundur, shkruan rrjeti AFP. Prabowo, në konferencën e shtypit me kryeministrin e Papua New Guinea, James Marape, tha:

Fakti është që ne këtu së bashku, si vëllezër siamezë.

Prabowo, duke falënderuar për pritjen, shtoi:

Ne jemi të bashkuar prandaj duhet të jemi si vëllezër.

Papua New Guinea vetëm sivjet miratoi akrodin kufitar me Indonezinë pas gati 14 vjetësh ideimi për ndarjen e drejtë të ishullit New Guinea mes dy shteteve. Gjysma perëndimore e ishullit e quajtur Papua, ka qenë e kontrolluar nga Indonezia që prej viteve 1960, por ka luftuar në lëvizjen e pavarësisë me Indonezinë Kufiri i lirshëm ishte shpesh pikë kalimi mjetesh ilegale si armë, droga e njerëz, prej terrenit malor dhe pyjeve të dendur që e bënin thuajse të pamundur të patrullohej.