Bota

Presidenti i Ukrainës u bën thirrje liderëve botërorë të marrin pjesë në samitin e paqes për Ukrainën!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje liderëve botërorë të marrin pjesë në samin e paqes muajin e ardhshëm në Zvicër.

Përmes një video në gjuhën angleze Zelensky i bëri thirrje veçanërisht presidentit amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, që të marrin pjesë në samit, i cili do të fillojë më 15 qershor. Ai u shfaq duke qëndruar pranë rrënojave në qytetin lindor të Harkivit, të bombarduar.

 “Po u kërkojë liderëve të botës që ende nuk janë përfshirë në përpjekjet globale për samitin global të paqes: presidentit Biden, liderit të SHBA-së, dhe presidentit Xi, liderit të Kinës. Ju lutem mbështesin samitin e paqes me udhëheqësin tuaj dhe pjesëmarrjen tuaj”, tha ai.

Ju lutemi, tregoni lidershipin tuaj në avancimin e paqes – paqen e vërtetë dhe jo vetëm një pauzë mes sulmeve”, u shpreh Zelensky.