Bota Lajmet e fundit

Presidencialet amerikane, Donald Trump një hap larg Shtëpisë së Bardhë!

Nata e së vërtetës në SHBA në garën për Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump ka një epërsi të qartë ndaj Kamala Harris-it, siç vërtetohet nga rezultatet në shtetet kyçe. Kush siguron 270 votues fiton. Deri më tani, manjati ka fituar 230, pasi ka votat zgjedhore në Indiana, Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Misuri, Alabama, Florida, Misisipi, Karolinën e Jugut, Tenesi, Oklahoma, Arkansas, Teksas, Dakotën e Jugut, Dakotën e Veriut, Uajoming, Luiziana, Ohajo, Jutah,  Montana, Ajoua, Kansas, Idaho, Karolinën e Veriut.

Ndërkaq, zv.presidentja Harris është me 205 me Vermontin, Merylendin, Uashington DC, Konektikatin, Roud Ajlëndin, Masaçusets, Illinois, Nju Xhersi, Delëuer, Nju Jork, Kolorado, Kaliforni, Uashington, Oregon, Nju Meksiko, Hauai. Sipas New York Times-it, republikani ka më shumë se 80% shanse për t’u bërë president dhe është përpara pothuajse në të gjitha shtetet kryesore.

Elon Musk shprehu gëzimin me një postim në X, duke i atribuar më shumë se 90% të preferencave manjatit:

Lojë, ndeshje, ndeshje.

Sa i përket Kamala Harris-it, demokratja vazhdimisht iu kërkonte votuesve që nëse ishin në radhë para mbylljes së qendrave të votimit, të qëndronin në radhë.

Eshtë e drejta juaj, ta bëni zërin tuaj të dëgjohet.

Thirrje kishte edhe nga Donald Trump. Ish-presidenti po ashtu pati drejtuar një apel për të votuar kur i bindur në fitore të madhe shprehej:

Shkoni votoni dhe do të arrijmë një fitore të madhe!

Më pas, ish-presidenti që duket se po shkon drejt një mandati të dytë në krye të Amerikës, përsëriti akuzat e tij tashmë të njohura për mashtrim të supozuar të votuesve në Pensilvani e Miçigan, dy nga shtatët shtete e cilësuara kyçe. Por autoritetet mohuan çdo parregullsi. Ndërkaq, numërimi vijon dhe harta zgjedhore mbetet të plotësohet. 230 zgjedhësit e mëdhenj, republikani Donald Trump i siguroi me Karolinën e Veriut. Fiton kush siguron 270 të tillë. Trump-it i duhen 40, rivales Harris, 65 teksa gara mbetet e hapur në Shtetet e Bashkuara.

Në raportimet që vijnë minutë pas minuti, CNN thotë se Trump ka fituar edhe në Georgia që nëse konfirmohet, Trump shkon në kuotën e 246 zgjedhësve të mëdhenj. Edhe ky shtet ishte mes atye shtatë që veçohen si kryesorë në përcaktimin e fituesit, presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas 30 viteve, Georgia u kthye në blu më 2020-ën kur demokrati Biden fitoi me rreth 12 mijë vota ndaj rivalit Trump.