Dy persona janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një muaji, kanë prerë vazhdimisht dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve “Shebenic” dhe “Gavadec”.
Gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve që janë të proceduar, u gjetën 2 automjete që janë përdorur për të transportuar lëndën drusore, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.