Tech

Prekin tokën pas 6 muajsh në hapësirë 4 astronautët e NASA-s!

Katër astronautë janë kthyer në Tokë pasi qëndruan për gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kapsula e tyre SpaceX ra me parashutë në Atlantik në brigjet e Floridës. Pas një gjysmë viti, astronautët e NASA-s Stephen Bowen dhe Warren ‘Woody’ Hoburg, Andrei Fedyaev i Rusisë dhe Sulltan al-Neyadi i Emirateve të Bashkuara Arabe, personi i parë nga bota arabe që kaloi një kohë kaq të gjatë në orbitë prekën Tokën.

Përpara se të niseshin nga stacioni hapësinor, ata thanë se ju kishte marrë malli për një dush të nxehtë, një filxhan kafeje dhe për ajrin e oqeanit. Kthimi i tyre u vonua një ditë për shkak të motit të keq në vendin ku do të ulej kapsula. Ndërsa ndodhej në hapësirë, ekuipazhi kreu më shumë se 200 eksperimente. Për më tepër, Bowen, Hoburg dhe AlNeyadi kryen disa shëtitje hapësinore, modernizuan sistemet e energjisë dhe instaluan grupe të reja diellore në stacionin hapësinor i cili orbiton rreth Tokës që nga viti 2000.

Kapsula e Crew Dragon po udhëtonte me më shumë se 17,000 milje në orë dhe ndërsa filloi pjesën e fundit të zbritjes, pjesa e jashtme e jashtme e anijes u nxeh deri në rreth 1 926 gradë Celsius Brenda kabinës së anijes, pasagjerët mbroheshin nga një mburojë nxehtësie. Temperatura brenda në kapsulë qëndron 37.78 gradë Celsius.