Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë që e përdorën edhe në muzikë duke na sjellë kështu një dhuratë shumë të bukur për festat e fundvitit.
Butrinti dhe Don Xhoni kanë publikuar këngën e tyre më të re që quhet “Corazon”, ndërkohë që videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai. “Corazon” nuk ka mbushur ende 24 orë nga publikimi dhe ka arritur plot 2 milion klikime, një sukses ky i jashtëzakonshëm dhe mund të themi që rrallë ka ndodhur në histori një gjë e tillë. Duket se dy artistët kanë arritur të prekin zemrat e të dashuruarve në këtë prag festash.
Rikujtojmë se, Don Xhoni nuk para del në intervista, madje daljet e tij televizive mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por duket se së fundmi pas pak kohësh pa dhënë asnjë intervistë ka vendosur të tregojë pak më shumë për ndjekësit e tij. Në një intervistë për një radio gjermane në Berlin, reperi ka treguar shumëçka për sukseset e tij dhe për bashkëpunimin e fundit me Loredanën. Për këtë të fundit, reperi ka folur me shumë superlativa.
E dua mendësinë e saj, punën, bën muzikë të çmendur. Ishte nder për mua që ajo Loredana bëri muzikë me mua. Nuk bëj shumë bashkëpunime. Bëj vetëm me ata që i shoh se mund të punoj me ta. Loredana është boss, gangsta.