Para disa kohëve ylli televiziv Khloe Kardashian zbuloi se i është hequr një tumor i rrallë nga fytyra pas spekulimeve për një fashë që po mbante. 38 vjeçarja zbuloi në një InstaStory se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor nga fytyra.
Kardashian tha se kuptoi që gjëja ishte serioze kur shenja nuk po lëvizte nga fytyra e saj. Dermatologët i thanë asaj se shenja ishte jashtëzakonisht e rrallë për dikë në moshën e saj dhe menjëherë bukuroshja iu nënshtrua një operacioni.
Së fundmi, Hulu publikoi trailerin e parë zyrtar për sezonin 3 të reality show-t, i cili u jep fansave një paraqitje të shkurtër të problemit shëndetësor të themelueses së Good American vitin e kaluar. “Kjo gjë në fytyrën e saj është shumë shqetësuese”, thotë mamaja e saj Kris Jenner në klip pasi Khloé mëson se ka melanoma në faqe.
Khloe nuk fle dhe ka humbur shumë peshë.
Traileri më pas hedh një vështrim në qepjet e Khloe pas operacionit e cila ka edhe një fytyrë të fashuar. Ajo ka treguar se edhe në moshën 19-vjeçare ka kryer një operacioni për të hequr melanomën në shpinë. Për të ndihmuar me plagët, Khloe tha se ka bërë trajtime me lazer. Trajtimet me lazer, të cilat mund të jenë të kushtueshme, përdorin terapi me dritë të fokusuar për të hequr shtresën e jashtme të sipërfaqes së lëkurës ose për të stimuluar prodhimin e qelizave të reja të lëkurës për të mbuluar qelizat e dëmtuara të lëkurës.