Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.
Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një lidhje telefonike ishte Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të “BBV”. Zbuloni më shumë nga intervista e tij duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, çfarë shquan Luizi tek Kiara tani që kanë nisur edhe bashkëjetesën?
Kryesorja që ajo ka besim tek unë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë sot t’i besosh dikujt dhe Kiarës i besoj edhe jetën time. Jam njeriu më me fat që e kam në krah.
Si i kanë të ndara punët e shtëpisë dyshja më e komentuar e momentit?
Punët e shtëpisë i bën Kiara, ajo gatuan, hekuros.(qesh)