Neymar nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në futboll por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën personale. Ylli i Paris Saint-Germain po shijon prej mëse një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi. Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje.
Megjithatë çifti e ka mbajtur gjithmonë private lidhjen e tyre dhe asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht. Por, së fundmi e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin. Pas pushimeve së bashku, dalja e tyre e radhës krah njëri-tjetrit ishte në një festë për Halloween, ku ai ishte veshur si Batman, ndërsa ajo si një vampire me të kuqe.
Pas kësaj paraqitjeje, Neymar postoi një foto me të në Instastory teksa në rrjetet sociale qarkullonin pafund foto të tyre në Paris dhe Brazil. Në fundvit, 30-vjeçari udhëtoi drejt qytetit të lindjes ku mori me vete edhe të dashurën e tij për të takuar familjen. I pyetur për marrëdhënien e tij me Brunën, ylli brazilian deklaroi se do ta mbajë private teksa shtoi se të dy janë shumë të lumtur së bashku. Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.
https://www.instagram.com/p/CcYquRRLQcf/