Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.
Në emisionin “Shqipëria Live” u komentua pak marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj, i cili u shpreh se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë. Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje.
Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.
Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë…