Qindra-mijëra turistë nga e gjithë bota kanë vizituar këtë sezon veror Shqipërinë, që nga veriu deri në jug.
Mes turistëve ka pasur edhe personazhe të njohur të ekranit apo rrjeteve sociale. Një prej tyre ishte regjisorja portugeze Ines Gutierrez dhe bashkëshorti i saj, Joao Montez, të cilët të mahnitur nga vendi ynë, shpërndanë në rrjete sociale të gjithë udhëtimin e tyre.
View this post on Instagram
Teksa shumë prej turistëve janë ndarë shumë të kënaqur nga pushimet në vendin tonë, duket se një nuk ka mbetur edhe aq. Është fjala për influencuesin portugez, Ricardo Martins Pereira.
Ky i fundit ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, aty ku numëron mbi 100 mijë ndjekës. Në këtë shkrim, ai shprehet se në Shqipëri nuk po gjen dot asnjë femër të bukur.
“Shqipëri: Dita e 5-të. Zero vajza nga ato që një person i shikon dhe thotë: Dreq! Çfarë vajze e bukur”, ka shkruar ai duke vijuar “megjithatë ka ende shpresë”.
Ricardo nuk ka ngurruar të komplimentojë femrat portugeze:
“Sa më shumë që udhëtoj nëpër botë, aq më shumë jam e sigurt se femrat portugeze janë (ose një nga) më të bukurat në botë”.
Mesa duket, influenceri ka ardhur në Shqipëri, por zemrën e ka lënë në Portugali, se shpjegim tjetër do ishte vështirë t’i jepej ankesave të tij.
Por pavarësisht kësaj ankese të pazakontë, Ricardo Martins Pereira nuk i ka kursyer lëvdatat për bukuritë natyrore të vendit tonë, duke dokumentuar udhëtimin për ndjekësit e tij.