Së fundmi aktorja e njohur Jane Fonda ka shprehur se Jennifer Lopez e ndihmoi të ringjallte karrierën e saj pasi nuk ishte shfaqur në filma për 15 vjet. Fonda tha se pavarësisht karrierës së saj legjendare, roli në filmin e vitit 2005, “Monster-in-Law”, e ktheu atë në ‘hartë’. Aktorja dhe aktivistja 84-vjeçare tha se filmi ishte e vetmja gjë e zgjuar që ajo kishte bërë.
Sipas ‘Daily Mirror’, Jane, e cila luajti një rol në filmin e viteve 1990, “Stanley and Iris” së bashku me Robert De Niro-n, tha se ishte një rikthim i madh duke shprehur se:
Fati më i madh ishte marrja e rolit në Monster-in-Law në një moment të karrierës sime kur unë kisha qenë jashtë biznesit të aktrimit për 15 vjet ose më shumë. Ishte me Jennifer Lopez dhe ishte një rikthim i mrekullueshëm për mua. Isha thuajse 65 vjeçe kur e mora këtë skenar të paqartë. Ishte e vetmja gjë e zgjuar në karrierë që kam bërë ndonjëherë. Mendova, ‘Njerëzit do të vijnë në film për të parë J.Lo, por ata do të rizbulojnë Fonda-n’ dhe kjo është ajo që ndodhi.’
Pasi luajti në disa filma të tjerë, Fonda siguroi një rol kryesor në serialin komedi të vitit 2015, “Grace and Frankie”. Edhe pse shfaqja përfundoi në fillim të këtij viti, Jane nuk ka ende në plan të tërhiqet. Ndërkaq, rikujtojmë se aktorja e njohur së fundmi ka zbuluar metodën e saj për ta shmangur depresionin.
Ajo beson se stërvitja e ndihmon shumë në këtë drejtim. 84-vjeçarja ka thënë se ka shumë depresion në familjen e saj, ndaj bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë. Në një intervistë të fundit për Vogue ajo u shpreh:
Unë vij nga një varg i gjatë njerëzish depresivë. Një nga mënyrat se si e shmang depresionin është përmes stërvitjes. Kur lëviz, kur eci, kur ushtrohem, depresioni largohet. Kjo dhe të qenurit aktive janë dy metodat më të mira kundër depresionin për sa më përket mua. Dua të them, nëse nuk keni depresion kronik, gjë që është ndryshe.