Rozana Radi prej kohësh nuk ishte më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, ajo nuk i mungoi ekranit si prezantuese apo në rrjete sociale ku reklamon biznesin e saj të veshjeve.
E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Rozana Radi na zbuloi disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo është shprehur se prej dhjetë vitesh është në një lidhje me një person që nuk i përket botës së ekranit. Rozana ka treguar se shpeshherë është përfolur për lidhjen e saj, madje portalet një herë janë bërë edhe shkak i krisjes së marrëdhënies mes çiftit.
Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte dhe satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr, por na futën me të vërtetë në sherr. Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin.
Përveç jetës personale, Rozana u ndal dhe pak tek ajo profesionale, ku u shpreh se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor që ndryshe nga projektet e kohëve të fundit, do të jetë një këngë ritmike. Ajo tha se projekti do të vije në bashkëpunim me një tjetër artist që është reper, por e la në pikëpyetje emrin e tij.
Unë kam hequr dorë nga koncertet ka kohë, këndoj vetëm nëpër festivale. Jam duke punuar tani për një projekt muzikor. Do të bëj një këngë tjetër ritmike me një reper, por me atë do ta mbyll karrierën e këngëve ritmike. Është një reper që përsëritet…