Celebrities Gossip Showbiz

Prej 1 viti kujdeset për aktorin, bashkëshortja e Bruce Willis ‘dorëzohet’: “Jam në errësirë…”!

Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis mesa duket vazhdon të përkeqësohet. Së fundmi ka qenë ish-partnerja e aktorit Maria Bravo, e cila deklaroi se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit. Prej më shumë se një viti aktori i njohur po vuan nga demenca frontotemporale, sëmundje e cila i shkakton të sëmurit probleme me sjelljen dhe të folurën.

Së fundmi gruaja e aktorit, Emma Heming Willis, me anë të disa postimeve në Instagram, ka ndarë vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë teksa kujdeset për të. Ajo ka theksuar se është e rëndësishme të ndajmë mënyrën se si ndihemi, ndërsa rrëfeu se ndihej si “në errësirë dhe e dënuar” pas dyerve të mbyllura, por ajo duhej të ecte përpara.

E di që duket sikur jam duke jetuar jetën time më të mirë. Më duhet të bëj një përpjekje të vetëdijshme çdo ditë për të jetuar jetën më të mirë që mundem. Unë e bëj këtë për veten time, e bëj këtë për dy fëmijët tanë dhe Bruce. Ata nuk do të donin që unë të jetoja ndryshe. Kështu që unë nuk dua që të keqkuptohet se jam mirë. Jo. Unë nuk jam mirë.