Pasi humbi garën për mbrojtësin Yoro, me francezin që u transferua te Manchester United, Reali tentoi një italian për prapavijën.
Mundo Deportivo zbulon se kampionët e Spanjës dhe Europës ofruan rreth 40 mln euro për kartonin e Alessandro Bastonit.
Por i menjëhershëm ishte refuzimi i drejtuesve të Interit, të cilët informuam homologët nga Madridi se bisedimet mund të nisnin nëse oferta ishte minimalisht 80 mln euro.
Bisedime që konfirmohen edhe nga agjenti i 25-vjeçarit, i cili zbulon klubet që kanë kërkuar shërbimet e kampionit të Italisë.
“Bastoni është i shkëlqyer, një lojtar i nivelit të lartë. Shumë klube të huaja kanë trokitur në derën e Interit gjatë këtyre viteve.
Zikaltrit, që nga ana e tyre kanë dashur të fitojnë, kurrë nuk e kanë marrë parasysh idenë e largimit të tij. Në vitet e kaluara provoi ta blinte Manchester City.
Së fundmi Reali i Madridit, por Florentino Perez nuk shpenzon aq shumë miliona për mbrojtësit krahasuar me sulmuesit”.