Celebrities Gossip Showbiz

“Pranon ti të jem…”/ Lei Kraja vë në siklet Matolalen, habit reperi: Do bëj këngë me emrin tënd!

Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventure, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë tek Pushime on Top me Eni Shehun dhe Lei Krajen. Një program që ka nisur nga data 24 qershor në Top Channel, ka mbledhur yjet e showbiz-it në disa intervista speciale, gjatë pushimeve të tyre. Në një intervistë me Lei Krajën, i ftuar ishte edhe Matolale, reperi që po korr sukses pafund. Matolale ka zbuluar prapaskenat e hitit “Mamasita”, teksa ka treguar detaje nga projekti muzikor.

Jam detajist. 12 orë klip. Bashkëpunojmë me profesionistë. Kemi thyer gjithmonë rekorde.

E teksa Lei e pyet se kush është Mamasita e tij, reperi përgjigjet si më poshtë.

Mamasita ime është sekret. Nuk ekziston…

Lei i bën pyetje e guximshme, si përgjigjet Matolale?

Lei: Pranon ti Mato, të jem Mamasita jote? Vlerësoje se nuk i kam propozuar asnjëherë një mashkulli.

Matolale: Shpresoj të jesh mes realitetit dhe ëndrrave të mia… Zjarr…

Matolale ka përdorur emra vajzash te këngët e tij, të tilla si Enxhi, Ada, Ana. Por pse i ka vendosur në tekstet e këngëve të tij?

A s’janë emra të bukur? Kjo është arsyeja që i kemi përdorur. Mua më pëlqejnë shumë. Emri i radhës është Leila.