Celebrities Gossip Showbiz

“Pranoj…” Dafina Zeqiri sapo u martua apo po paralajmëron një surprizë?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Para pak kohësh dyshja u përfolën se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre edhe pse më pas janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit duke na lënë të kuptojmë se kanë ende raporte të mira. Postimi më i fundit në llogarinë personale të saj në Instagram ka trazuar rrjetin, pasi shfaqet e veshur me fustan nusërie në altar dhe ajo çfarë i ka shtuar më shumë dyshimet se mund të jetë një martesë e vërtetë dhe jo pjesë e videoklip-it të këngës së re, është mbishkrimi i fotove:

Pranoj… 

Megjithatë, e gjithë kjo mund të jetë dhe thjesht një promovim shumë i mirë i projektit të saj të radhës muzikor.

Dafina me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas artistja ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se një tjetër duet po punohet nga ana e dyshes për të na surprizuar.