“Hungaria dhe Polonia janë si një finale”. Kështu u shpreh trajneri Edy Reja në prag të ndeshjes me Hungarinë në konferencën për shtyp në Budapest. Mes të tjerash, trajneri i Kombëtares tha:
Për ne janë të gjitha ndeshjet si finale. Duam të vazhdojmë të mbajmë gjallë këtë ëndërr të madhe për të qëndruar në vendin e dytë deri në fund. Nëse humbasim dalim jashtë objektivave. E dimë shumë mirë forcën e Hungarisë.
Ne po kalojmë një moment pozitiv, kemi shumë siguri si ekip. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Për të qëndruar në vendin e dytë duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë nesër.
Kam disa dyshime, një trajner ka gjithmonë dyshime. E kam në kokë formacionin. Kam 24 lojtarë në dispozicion, kemi dhe një stërvitje të fundit për të bërë. Do të vendos nesër në mëngjes për formacionin.
Kam dyshime, por duhet të shikoj gjendjen e lojtarëve dhe të zgjedh lojtarët me gjendjen më të mirë fizike. E rëndësishme është që ata që do të zbresin në fushë të japin maksimumin. Hungari është në gjendje shumë të mirë fizike.
Sa i përket rivalit, Reja u shpreh:
Duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do të na jepen dhe të jemi të aftë të ndryshojmë mënyrën e lojës duke i përshtatur kundërshtarit. Hungari do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë. Duke njohur trajnerin e tyre italian, Rossi, kam një përshtypje për mënyrën se si do të luajnë.
Do të përpiqen të marrin kontrollin e lojës dhe të na sulmojnë në fillim. Duhet të jemi gjithmonë gati dhe t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Do të përpiqemi me lojtarët e shpejtë që kemi t’i godasim. Në qoftë duke na venë në presion, do të ketë momente ku ata mund të zhbalancohen dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë këto momente.
Uroj të bëj zgjedhjen e duhur me Bajramin, është një lojtar që ka aftësi shumë të mira teknike sidomos në sulm. Ekipi duhet të jetë gati në çdo moment, në çdo repart, që të sulmojmë kundërshtarin. Nuk kam vendosur akoma kështu që do të presim deri nesër.
Hungaria apo Polonia – Shpresoj shumë që ne të bëjmë një rezultat të mirë me Hungarinë. Mendoj se më e vështirë do të jetë më e rëndësishme dhe mendoj vetëm për të, për Poloninë mendoj më vonë. Është ndeshje vendimtare për ne dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv.
Të dyja ekipet janë shumë të organizuara në aspektin mbrojtës, unë e konceptoj që trajneri e ka thënë në mënyrën ai që do të mbrojë më mirë. Shpresoj të jemi ne që do të shënojmë golin dhe do të ruajmë fitoren deri në fund.