Njëqind vjet pas largimit nga jeta, prania e autorit është po aq e fortë, si kurrë më parë, në kryeqytetin çek – nga shtëpitë e tij të fëmijërisë dhe kafenetë letrare, që ai frekuentonte, deri te ndërtesat e mrekullueshme, të përjetësuara në veprën e tij. Është e pamundur të imagjinohet Kafka – 1.8 metra i gjatë dhe i dobët, me sy të errët e të thellë – në këtë mjedis të gjallë dhe të shkujdesur, siç është sot qyteti i tij i lindjes.
Por, Praga e atëhershme ku lindi Kafka, në 1883 – kryeqyteti i Mbretërisë së Bohemisë, pjesë e perandorisë Austro-Hungareze – ishte një qytet shumë ndryshe. Dhe vetë Kafka, i ndryshëm nga të tjerët, sepse ishte hebre dhe gjermanofolës i pakicës, kishte një imagjinatë të ndjeshme, që i interpretonte rrugët e ngushta e gjarpëruese të qytetit, si klaustrofobike.
Qyteti po feston njëqindvjetorin e largimit nga jeta të autorit, gjatë gjithë vitit 2024, me ngjarje, leksione, ekspozita, turne dhe më shumë.
Do të realizohet edhe një film biografik “Franz”, që do të realizohet në qytet, nga regjisorja polake Agnieszka Holland, me aktorin gjerman Idan Weiss, si autorin enigmatik. Skulptura e famshme kinetike 11 metra, e artistit vendas David Černý, “Koka e Franz Kafkës”, jashtë qendrës tregtare Quadrio, është rinovuar gjithashtu për këtë rast.
Një shëtitje e shpejtë tre-minutëshe, dhe do të ndodheni përballë një tjetër prej vendbanimeve të tij, The Minute House (Staroměstské náměstí 2), një ndërtim i epokës së Rilindjes. Kafka ishte rreth gjashtë vjeç, kur familja e tij u transferua atje, dhe tre motrat e tij (Gabrielle, Valerie dhe Ottilie) lindën në atë shtëpi.
Pasi u bë avokat, Kafka gjeti u bë nëpunës ligjor, në Institutin e Sigurimit të Aksidenteve të Punëtorëve. Ai punoi për 14 vjet në atë ndërtesë – tani një hotel (Century Old Town Prague, Na Poříčí 7) afër Kullës Powder Gate. Pasi ndoqi karrierën e tij të respektueshme gjatë ditës, ai shkroi për natyrën e keqe të burokracisë gjatë natës, në romane të tilla si “Gjyqi”, të cilat mishërojnë termin “kafka-esque”.
Ndërsa ai u bë më i njohur, jeta shoqërore e Kafkës, gradualisht u zgjerua në teatrot e afërt të qytetit të ri, sallat e leksioneve, kafenetë letrare dhe madje, edhe në shtëpitë publike të rastësishme. Ai u shoqërua me kolegë shkrimtarë dhe intelektualë hebrenj, si Egon Erwin Kisch, Max Brod dhe Oskar Baum në Cafe Arco (Dlážděná 1004/6) – ku gjithashtu u takua për herë të parë me Milena Jesenská, përkthyesen e tij dhe, shkurtimisht, dashurinë e tij – si dhe Cafe Louvre dhe Cafe Slavia.
Pyetja, se si ndikoi Praga te Kafka, dhe se si ai, nga ana e tij, e përfaqësoi qytetin në punën e tij, janë shqetësimet kryesore të Muzeut Franz Kafka (635 Cihelná). Duke shfaqur ditarët e tij, botimet e para dhe disa nga korrespondencat e gjera, që mbante me familjen, miqtë, të dashurat dhe botuesit, është një vend i domosdoshëm, për këdo që kërkon të mësojë më shumë, për punën dhe jetën e tij.
Ishte një jetë e shkurtuar mizorisht: Kafka u diagnostikua me tuberkulozë në 1917 dhe ishte vetëm 40 vjeç, kur ndërroi jetë, më 3 qershor 1924, në një sanatorium afër Vjenës. Varri i tij, është në Varrezat e Reja Hebraike të Pragës. Prindërit e tij, u varrosën në të njëjtin varr disa vite më vonë, dhe një pllakë përkujton motrat e tij, të cilat u vranë në kampet e përqendrimit të Hitlerit.