Aktualitet

Prag tragjedie në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët!

Shkodër

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ndërkohë kujtojmë që nuk ka kaluar shumë kohë nga  ngjarja  tragjike që tronditi Shkodrën dhe tërë opinionin publik, kur një grua u hodh në ujërat e Bunës bashkë me tre fëmijët e mitur: djalin 3 vjeç dhe vajzat e moshave 7 e 9 vjeçe. Trupat e tyre u rikuperuan pas kërkimeve intensive, me përfshirjen edhe të ushtrisë. Vetëm 9-vjeçarja u gjet menjëherë nga një peshkatar i zonës, i cili njoftoi autoritetet e tha për mediat se shpresonte deri në fund që të mos ishte një njeri në ato ujëra.