Fashion

“Prada” sjell për ju modelin më të veçantë të xhaketës xhins…

Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, duhet t’i kushtoni vëmendje maksimalisht veshjeve tuaja dhe trend-eve të reja. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni veshjen e duhur, në momentin e duhur.

Një xhaketë xhins e markës Prada, e dizejnuar në forma dhe stile të ndryshme është gjithçka që ju duhet në garderobën tuaj. Normalisht kjo veshje duhet të plotësojë në mënyrë të favorshme tiparet e paraqitjes dhe figurës tuaj, të përputhet me stilin e përgjithshëm të veshjes.

“Prada” së fundmi ka prezantuar stilet më të reja të xhaketave xhins dhe padiskutim që do të jetë trend-i i këtij sezoni. Njihuni me to:

Mos harroni t’i kushtoni vëmendje edhe aksesorëve. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni çantën e duhur, sepse ky detaj i imazhit nuk është aq dekorativ sa funksional.

Ju rikujtojmë Miuccia Prada e cila është një simbol i modës perfekte dhe progresive në industrinë e modës. Duke qenë udhëheqësja e Prada-s, ajo ka dizenjuar veshje gjatë gjithë jetës dhe nuk është penduar kurrë për zgjedhjen e saj. Diplomimi i saj nuk ka lidhje me atë çfarë ajo bën sot. Miuccia është diplomuar për shkenca politike në Universitetin e Milanos.

Ndërkaq, e keni dëgjuar ndonjëherë se gjithçka që bëni lidhet me humorit tuaj? A e dini se ngjyra e veshjes tuaj mund të çkodohet duke treguar diçka për ju? Më poshtë keni një listë të gjërave dhe ngjyrave që duhet të mbani veshur në bazë të humorit tuaj.