Fashion

Prada prezanton çantën e leshit!

Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, nuk duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm veshjeve tuaja, por edhe aksesorëve. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni çantën e duhur, sepse ky detaj i imazhit nuk është aq dekorativ sa funksional.

Një çantë e modës duhet të plotësojë në mënyrë të favorshme tiparet e paraqitjes dhe figurës tuaj, të përputhet me stilin e përgjithshëm të veshjes dhe të përmbushë detyrimet e saj, praktikisht të përmbajë gjithçka që duhet të merrni me vete.

Prada së fundmi ka prezantuar modelin më të ri të çantave, prej leshi dhe padiskutim që do të jetë trend-i i këtij sezoni. Janë ndër modelet më praktike dhe perfekte për t’i mbajtur gjatë ditës. Nëse i preferoni të mëdha apo të vogla, të thjeshta apo të çmuara përgatituni sepse pa këto çanta nuk mund te bëni.

Njihuni me çantën e leshit!

Rikujtojmë, se këtë pranverë rrugët do të pushtohen nga të ashtuquajturat “nallane”. Viti 2021 i rikthen sërish këto shapka druri, por të përshtatura sipas tendencave të kohës.