Këngëtarja e njohur Camila Cabello ka konfirmuar së fundmi romancën e saj të re të përfolur me pronarin e Lox Club, Austin Kevitch. 25-vjeçarja u fotografua në praninë e Austinit në Los Angeles. Ata ishin mjaft të afërt me njëri-tjetrin teksa ishin të ulur në një bar. Thashethemet për një romancë filluan të përhapen në qershor, ku këngëtarja dhe CEO u panë së bashku në Los Angeles.
Rikujtojmë, se Camila ka qenë e lidhur më parë me këngëtarin, Shawn Mendes, pas bashkëpunimit në këngën e tyre të dytë në 2019, ‘Senorita’. Ata i dhanë fund lidhjes në nëntor, teksa lajmin e ndarjes e dhanë vetë në Instagram. Shawn nga ana tjetër pranoi dy muaj më parë se ai ende e do Cabello-n dhe se do të jetë gjithmonë kështu.
Artisti i njohur gjithashtu njoftoi së fundmi se po anulon pjesën tjetër të turneut të tij për të vazhduar pushimin që mori për t’u kujdesur për shëndetin mendor. Artisti e nisi deklaratën në rrjetet sociale duke shkruar:
Siç e dini njerëz, më duhej të shtyja javët e fundit të shfaqjeve pasi nuk isha plotësisht i përgatitur për atë që më priste. E nisa këtë turne i emocionuar që më në fund do të kthehesha në shfaqje live pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë, por realiteti është se nuk isha aspak gati për sa i vështirë do të ishte turneu pas kësaj kohe larg.
Risjellim në vëmendje se disa ditë më parë Cabello ka dhuruar një performancë të paharrueshme për hapjen e finales së UEFA Champions League 2022 në Francë. Përpara përballjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit, këngëtarja 25-vjeçare dha një spektakël shumëngjyrësh për mijëra tifozë në Stade de France në Paris por mesa duket askush nuk ishte i/e interesuar për performancën e saj.