Aktualitet

PPE njeh zyrtarisht Sali Berishën në krye të PD, i kërkon të emërojë delegatët e tij për Asamblenë!

Partitë Popullore Evropiane njeh zyrtarisht si kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berishën.

Përmes një letre drejtuar Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber i bën me dije që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.

“I nderuar President, në fillim të çdo legjislature të Parlamentit Evropian, përbërja e Asamblesë Politike të PPE-së rillogaritet në proporcion me numrin e anëtarëve të Parlamentit Evropian (neni 15 i Statutit të PPE).

Jeni të lutur të emëroni delegatët tuaj (dhe zëvendësuesit e tyre) në Asamblenë Politike të PPE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Në bashkëngjitje do të gjeni përbërjen e re e cila u miratua nga Asambleja Politike e 30 shtatorit dhe 1 tetorit 2024. Përbërja e re do të hyjë në fuqi që nga mbledhja e Asamblesë Politike në Maltë më 21-22 nëntor 2024”, thuhet mes të tjerash në këtë njoftim.

 

Kujtojmë se lideri historik, Sali Berisha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në 22 maj të vitit 2022.

Në zgjedhjet e 2022 kanë marrë pjesë 43 mijë e 680 demokratë në të gjithë vendin.

Ndër të cilët 40 820 kanë votuar për Sali Berishën, ose 93.45% të votave.

2532 të votave kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose 5.8%.

Data 22 maj u caktua nga Kuvendi i 30 prillit si dita kur do të zhvilloheshin votimet për kryetarin e ri të partisë.

Asokohe Kuvendi shpalli “të paligjshëm” çdo vendim të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, i cili dha dorëheqjen në mars të këtij viti, por bëri të ditur se do të vazhdonte të ishte pjesë e partisë. Sot, Basha përfaqësohet nën siglën e PD-Demokratët Euroatlantikë.