Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Pozon nudo për të festuar 59 vjetorin, supermodelja Paulina Porizkova: “Nuk jam ndjerë kurrë kaq rehat…”!

Supermodelja dhe aktorja Paulina Porizkova u shfaq së fundmi në kopertinën e Vogue duke ngjallur reagime të shumta. Paulina realizoi një set fotografik shumë të guximshëm. Në një nga fotot, supermodelja e viteve 1990 shfaqet me gjoksin e zbuluar, ndërsa pozon me një djalë duke ngjallur kështu shumë reagime.

Ndërkaq, së fundmi supermodelja ka festuar vitin e fundit para se të mbushë 60 vjeç me një pamje nudo që të lë pa frymë. Në xhirimin e fundit ajo buzëqesh e ulur në shtratin e parregulluar, pa veshur asgjë. Make-up-i praktikisht mungon. Paulina shkruan në dixhiturën e fotos këto fjalë:

Ja ku jam në vitin e fundit të të 50-tave. Kjo ka qenë dekada më e keqe, më e vështirë, por edhe më ndriçuese e jetës sime. Jam krenare që kam arritur moshën 59! Nuk jam ndjerë kurrë kaq rehat në lëkurën time. Për ata që si zakonisht do të më kritikojnë për foton e zhveshur në moshën time, dua t’i qetësoj menjëherë. M’u deshën 59 vjet që të ndihesha kaq rehat dhe pa turp, të njëjtën gjë uroj edhe për ju.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulina Porizkova (@paulinaporizkov)

Paulina refuzon të fshehë flokët e thinjura dhe të bëjë photoshop rrudhat e saj. Në një intervistë disa kohë më parë ajo u shpreh se:

Kundër plakjes, kundër moshës. Asnjë nga këto nuk është e mundur. Megjithatë, nëse bëni një kërkim në internet për plakjen, kjo është ajo që do të merrni. Pilula, ilaçe dhe stërvitje për të luftuar procesin e plakjes. E dini cila është mënyra e vetme për të ndaluar plakjen? Vdekja! Unë nuk dua të luftoj veten çdo ditë për pjesën tjetër të jetës sime. Por unë dua të bëj më të mirën nga ajo që më është dhënë. Dhe unë dua të ndriçoj një dritë të ndritshme në qoshet e errëta të turpit që është grumbulluar mbi gratë për guximin të plaken.