Botë e Çuditshme

Pothuajse 30 vjet më parë dy binjaket siameze tronditën botën e mjekësisë, ju njohim me Abby dhe Brittany Hensel!

Binjaket e bashkuara Abby dhe Brittany Hensel kanë lindur më 7 mars 1990, në Minesota, Shtetet e Bashkuara. Jeta e tyre ka qenë temë e shfaqjeve televizive shumë të njohura jashtë kufijve. Pothuajse 30 vjet më parë, dy binjaket siameze tronditën botën e mjekësisë. Prindërit e tyre refuzuan operacionin i cili përfshinte rreziqe të mëdha dhe vajzat vazhduan jetën me ritmin e tyre, me rrezikun të mos arrinin shumë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Por ato në fakt punuan shumë, u diplomuan në Universitetin e Bethelit dhe filluan karrierën si mësuese matematike në shkollë fillore. Prej disa kohësh, ato po shijojnë edhe ngarjen e makinës, pasi arritën të merrnin patentën. Abby është përgjegjëse për pedalet dhe Brittany për pjesën tjetër.

Edhe pse kanë lindur të ngjitura, asgjë nuk i pengoi të bënin një jetë normale. Prindërit i inkurajuan të merreshin me sport dhe të shoqëroheshin me njerëzit. Kështu kanë arritur të krijojnë shumë miq. Abby Hensel është e martuar me Josh Bowling që nga viti 2021. Binjaket 34 vjecare jetojnë në Minesota me burrin e Abby, i cili e përshkruan veten si një “baba, veteran dhe si ndihmësmjek” në faqen e tij në Facebook.