Showbiz

Postojnë letrën private të Meghan, Princ Harry padit tabloidin e famshëm

Tabloidi i njohur britanik “The Mail on Sunday” kanë arritur të posedojë dhe të postojnë online një letër private të shkruar me dorë nga Meghan Markle drejtuar babait të saj.

Kjo gjë ka irrituar jasht mase Princin Harry i cili ka vendosur të padisë këtë faqe mjaft të njohur nga britanikët.

Ai u shpreh se kjo gjë i kujtoi atë çfarë i ndodhi mamasë së tij vite më parë, Princesh Dianës dhe nuk dëshiron që historia të përsëritet dhe të humbasë edhe gruan e tij.

Sipas Princit, veprime të tilla rrezikojnë jasht mase jetën e dikujt dhe duhen ndaluar menjëherë. Harry ka nisur procedurat për dënimin e “The Mail on Sunday” për shpërdorim të informacionit privat.