Fjoralba Ponari është një ndër këngëtaret dhe moderatoret shumë të dashura për publikun, por ajo gjithashtu është dhe një stomatologe shumë e zonja. Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në programin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio me Eno Popin, për të folur rreth rrugëtimit të karrierës së saj nga “The Voice of Albania” tek projekte të mëdha siç është edhe dalja e saj e fundit në programin e humorit “Portokalli”.
Si çdo puntatë, folës, Eno Popi përpiqet të zbulojë çdo dilemë rreth ngjarjeve të përfolura më së shumti kohët e fundit. Dhe jo pa qëllim, ishte e ftuar Fjoralba, pasi së fundmi ajo është bërë pjesë e spektaklit më të madh të humorit, ‘Portokalli’. Ku diçka e tillë ka ndezur lajmet e mediave.
Pranë mikrofonit të TAR, moderatorja zbuloi rrugëtimin e saj drejt ‘Portokallisë’, ku mesa duket nuk kishte qenë asnjëherë një synim i saji. Ajo tregoi se ndodhi e gjitha rastësisht, këtë mundësi e pa si një armë të fortë e të fuqishme për të arritur qëllimet e saj në botën e televizionit. Ponari zbuloi se pak ditë pasi ishte pranuar për audicion, ajo rezultoi pozitive me COVID-19 dhe nuk e pati të mundur shfaqjen në audicione. Nga ana tjetër, drejtuesi i ‘Portokallisë’, Filip Çakuli ishte përpjekur ta kontaktonte atë me anë të mesazheve apo telefonatave, por Fjoralba nuk u përgjigj dhe nuk e dinte për cilin Filip bëhej fjalë.
Një ngjarje plot humor kjo, por pas disa ditësh, në momentin që këngëtarja kishte kuptuar se për kë bëhej fjalë, e kishte telefonuar Filipin për t’i kërkuar ndjesë dhe për ta njoftuar se nuk kishte qenë mirë. Dhe përgjigja e tij ishte;
“Nuk je mirë nga trutë?!”
Pas bisedës, ajo bën një provë, ku zbulon se kishin kaluar shumë emra të mëdhenj e pretendimet e saj ishin shumë të vogla. Fjoralba u shpreh se:
Nuk e kam parë veten adapte për atë lloj formati. Tre ditë para fillimit të spektaklit, u mor vendimi.
Lajmi për pjesëmarrjen e saj në ‘Portokalli’ si moderatore, pati shumë bujë. Rikujtojmë, se ‘konkurrente’ për këtë pozicion ka qenë gjithashtu edhe mikesha e saj Nevina Shtylla. Ku për një kohë të gjatë është përfolur se ka patur një debat mes tyre, pas pranimit të Fjoralbës në spektakël. Por, kjo e fundit zbuloi se është lënduar nga këto lajme, pasi kur doli lajmi zyrtar, kishte hasur një energji shumë negative dhe më së shumti prej mediave, të cilët përkrahnin personazhe të tjerë.
Fjoralba shtoi se “Portokallia” ka qenë një ‘mollë sherri’ më së shumti prej artikujve të shkruar, por marrëdhënia e saj me Nevinën vazhdon të jetë shumë e mirë. Vajzat nuk kanë patur kurrë debate apo diskutime rreth kësaj çështjeje, përkundrazi edhe kur kanë konkurruar në “Portokalli”, ato e kanë mbështetur fort njëra-tjetrën.