Sport

Portierit 19-vjeçar i amputohet këmba prej kancerit!

Klubi gjerman i futbollit Union Berlin ka nisur një fushatë të rëndësishme për mbledhjen e fondeve për Berkin Arslanogullari, një portier i rinj i cili është diagnostikuar me kancer në kocka. Berkin, 19 vjeç, është një lojtar i njohur i ekipit U19 të Unionit dhe ka ndjekur karrierën e tij nga fëmijëria në këtë klub. Për shkak të sëmundjes së rëndë dhe komplikimeve të saj, ai iu nënshtrua një amputimi të këmbës së tij disa ditë më parë.

Në njoftimin e klubit, theksohet se, përveç trajtimit mjekësor intensiv, familja e Berkinit është përballur me sfida të tjera, duke përfshirë nevojën për një apartament të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara, pasi apartamenti aktual është i papërshtatshëm për nevojat e tij. Kjo ka shtuar barrën financiare mbi familjen, duke bërë të nevojshme mbështetje të jashtëzakonshme.

Fushata për mbledhjen e fondeve ka arritur deri tani mbi 80,000 euro dhe vazhdon të tërheqë mbështetje nga klube të tjera, individë të njohur, tifozë dhe bamirës. Klubi Union Berlin kërkon të sigurojë që Berkin të ketë mundësitë më të mira për një të ardhme më të ndritur dhe të lehtësojë barrën financiare të familjes së tij në këtë periudhë të vështirë.