Auto & Moto

Porsche zbulon modelin e rrallë të personalizuar!

Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 modele 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët dhe me gjasa do të jetë i fundit nga ky model. Ky Dakar i veçantë u porosit nga një koleksionist italian dhe u krijua nga departamenti i personalizimit Sonderwunsch i Porsche. Ai vjen me një paketë dizajni Ralley dhe tre ngjyra; signal yellow, gentian blue metallic dhe lampedusa blue.

Logoja e 911 Dakar është e qepur në mbështetësen e përparme të sediljeve Sportive Plus. 911 Dakar ende ka një 3.0-litërsh turbocharged me 475 kuaj fuqi. Porsche punoi ngushtë me klientin për të krijuar pamjen e personalizuar. Por përpara se të niset për në Itali dhe në duart e pronarit makina do të ekspozohet në Muzeun Porsche në Gjermani.

Ndërkaq, Porsche 911 SC/RS Group B (Type 914) është një nga versionet më të “çmendura” të modelit 911 të prodhuar ndonjëherë në Shtutgart dhe tani është në shitje për tre milionë dollarë. Nëse po pyesni veten pse shtëpia e ankandeve Broad Arrow Auctions e vlerëson kaq shumë, përgjigja është e thjeshtë. Modeli, i njohur edhe si “Evolutionsserie”, është bërë në vetëm 21 njësi dhe ky është i fundit i prodhuar.

Sipas CarScoops, kjo makinë duhet të mendohet “si një 911 SC, por për garat e World Rally B”, dhe si e tillë ka trupin e modelit 911 Turbo. Sediljet janë huazuar nga 935, ndërsa frenat janë nga 917. Thuhet se motori është i aftë të zhvillojë 270 kuaj fuqi, ndërsa e gjithë makina peshon vetëm 980 kilogramë.

Makina mori pjesë në garën WRC Tour de Course në 1984 dhe përfundoi në vendin e 14-të, rezultati më i mirë i Posrche atje. Përveçse është i përshtatshëm për gara, shtëpia e ankandeve që e shet thotë se ky model është i ligjshëm edhe për ngarje të përditshme. Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche synon të investojë në firmën e baterive me probleme financiare, Varta.