Auto & Moto

Porsche zbulon modelin e ri me dizajn ylberi!

Java e makimave në Monterey do të jetë e mbushur me Porsche të lezetshme. Bëhet e ditur se nuk do të mungojnë as 911-të e mahnitshëm që udhëtojnë në rrugët e Kalifornisë Veriore. Por, kjo do të jetë padyshim më e bukura. E restauruar nga bb-Auto, një kompani restaurimi e ringjallur nga Galpin Motors në Kaliforni, kjo Porsche Targa 911 e vitit 1986 është shumë më tepër se thjesht një bojë me ngjyra të ndezura.

Ajo ka një motor 4.0 litërsh me 400 fuqi. Ekziston gjithashtu një motor elektrik 110 kilovat nga Vonnen, i vendosur midis motorit dhe kutisë manuale me pesë shpejtësi G50. Të kombinuara, dy burimet e energjisë prodhojnë 550 kuaj fuqi. Dizajni i ylberit nuk është një gjë krejtësisht e re. Është përdorur për herë të parë në vitin 1976 nga një punëtori gjermane, e quajtur gjithashtu bb-Auto.

Kabina e këtij modeli është po aq tërheqëse sa edhe pjesa e jashtme. Sediljet moderne elektrike janë të mbuluara me një material pëlhure të kaltër të ndezur. “Ky projekt është një punë e vërtetë dashurie, duke kombinuar trashëgiminë klasike të Porsches”-tha në një deklaratë CEO i Galpin Motors, Beau Boeckmann.

Ndërkaq, Porsche 928 nga filmi “Risky Business” do të ofrohet në ankand javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Makina është e pajisur me një motor 4.5 litra V8 me 230 kuaj/fuqi dhe një transmision manual me pesë shpejtësi. Ajo që e bën këtë Porsche kaq të veçantë është se thuhet se është makina ku Tom Cruise mësoi të drejtonte një makinë me transmision manual.

Gjithsej tre Porsche 928 janë përdorur për skenat në film dhe ajo që do të ofrohet në shitje është përdorur për të gjitha pamjet e gjera që tregojnë të gjithë makinën. Automjeti fillimisht ishte e lyer me ngjyrë të bardhë, por më vonë u rilyer me platin metalik.